Babai monstër kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KUJDES pamje të rënda/ Babai monstër godet me grusht dhe kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh, nuk do ta besoni arsyen absurde

Një video shokuese është bërë virale në mediat italiane, ku një burrë duket se godet me grusht në fytyrë dhe më pas kafshon djalin e tij vetëm 5 muajsh.

Në ato momente nëna e fëmijës tregon se kishte qenë në tualet, ndërsa më pas e ka gjetur fëmijën e traumatizuar dhe me shenjat e kafshimit në fytyrë.

Ngjarja u filmua nga kamerat e brendshme të shtëpisë dhe u raportua nga një grua nga Pianura, periferia perëndimore e Napolit, e cila bëri denoncimin në polici, duke shpjeguar ndër të tjera se burri ishte në dijeni të pranisë së vëzhgimit me video. Data e videos është 6 maji. Imazhet nuk janë plotësisht të qarta, por mund të shihni foshnjën që qan dhe burrin që në një moment duket se e godet me grusht në fytyrë . Nëna publikoi gjithashtu një fotografi të fytyrës së fëmijës në rrjetet sociale me një plagë në anën e gojës që sipas saj ishte shkaktuar nga burri.

https://youmedia.fanpage.it/video/ag/Ujbl5uSwip3ivow0

Share This Article