Babë e bir vrasin dy të rinj e plagosin një 8-vjeçar, shkak delet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohet se kanë vrarë dy persona, të cilët i akuzuan se u kanë vjedhur delet.

Njëri prej të akuzuarve, i identifikuar si Siraç Özgür shpjegoi ngjarjen duke thënë se gjithçka ndodhi pasi nuk kishte parë delet e tij në vendin e vet në kullotë, dhe teksa ishte duke kërkuar kishte parë që disa persona ia kishin grabitur.

Ai drejtoi gishtin ndaj tre personave, Samet Karan (32 vjeç), Ercan Ortatepe (35 vjeç) dhe djali i tij Utku Ortatepe (8 vjeç), me të cilët nisi të debatojë.

Por, në zënkë e sipër, Siraç dhe i biri ishin larguar prej andej dhe kishin shkuar në shtëpi për të marrë armën, ndërsa i biri qëlloi disa herë ndaj hajdutëve, duke lënë të vrarë dy prej tyre.

Viktima mbetën 32-vjeçari Samet Karan dhe 35-vjeçari Ercan Ortatepe, ndërsa djali 8-vjeçar i këtij të fundit mbeti i plagosur dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Adana në Turqi, ndërkohë, autorët u arrestuan pak pas ngjarjes së rëndë dhe ndaj tyre rëndon akuza e rëndë e vrasjes me dashje ndaj disa personave.

Share This Article