Bahamas njeh Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh shtetin e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë Presidentja Vjosa Osmani.

Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Bahamas u arrit në kryeqytetin e Bahamas, Nasau.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkroi ajo.

Marrëveshja për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në prani të përfaqësuesve të të dyja shteteve, përfshirë Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.

Me këtë akt, Kosova dhe Bahamas zyrtarizojnë hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi dypalësh.

Në Deklaratën e përbashkët thuhet se marrëdhëniet diplomatike vendosen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja palët riafirmojnë përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Kosova dhe Bahamas shprehin gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, si dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve

Share This Article