Bajram Begaj betohet si President i Shqipërisë/ E respektoj qeverinë dhe opozitën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke folur në Kuvend, presidenti i ri i vendit, Bajram Bagaj u shpreh se Shqipëria evropiane është Shqipëria e Skënderbeut dhe Nënë Terezës.

Begaj: Shqipëria evropiane është Shqipëria e Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh dhe e respektoj përpjekjen e opozitës, por do të doja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit.

Periudha që po jetojmë është ndër më të vështirat që po jetojmë me pandeminë dhe sulmin rus, duke zgjuar kujtimet e errëta që prodhon lufta. As ne nuk jemi të përjashtuar nga pasojat e saj, prandaj jemi rreshtuar me aleatët.

Share This Article