Bakojanis e Rama përplasen për detin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis, ishte e ftuar së bashku me kryeministrin Edi Rama në panelin e organizuar nga “The Economist” në Athinë.

Çështja e detit dhe marrëdhëniet Greqi-Turqi bënë që Bakojanis dhe Rama të përplaseshin në distancë me njëri-tjetrin.

Bakojanis, shprehu keqardhjen për faktin që Shqipëri Greqi ende nuk ka një marrëveshje për detin ndërsa shtoi se Greqia e dinte që ka ndërhyrje nga Turqia.

Marrëvershjen unë e kam nënshkruar me Shqipërinë. Sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 12 vjet më pas të mos kemi një marrëveshje. Na duhet të punojmë fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë.

Është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Për të qenë e ndershme ndërhyrja e vendeve të treta në këto çështje nuk ndihmon

Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë  kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira të mundshme që mund të kemi. Bie dakord me Ramën për marrëdhëniet greko-turke, po ne jemi shumë.

Unë njihem në Greqi si mbështetëse e fortë e dialogut por kjo është e qartë vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, sepse kërcënimet nuk mund të jenë të pranueshme. Shpresoj që Erdoan të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionte dhe të ndryshojë retorikën”, tha ajo.

Menjëherë pas saj reagoi kryeministri Rama, i cili u shpreh se sjellje të tilla nuk ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve.

“Nuk kam dëgjuar prej tij (presidenti Erdogan) që kjo marrëveshje të jetë e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Kjo është e vërteta. Ti largojmë këto ide, sepse këto ndikojnë në qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit. A e dinë të gjitha palët që kjo është e zgjidhshme? Po”, u përgjigj Rama.

Deklaratat u bënë në forumin e organizuar nga “The Economist” në kryeqytetin grek Athinë.

Share This Article