Balancat në Qeveri/ Rama rrit numrin e burrave në kabinetin e tij qeveritar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qëkur e fitoi për herë të tretë mandatin qeverisës, Edi Rama u rrethua nga 16 ministra që u shpërndau portofolet sipas detyrimit që i jep Kushtetuta e vendit.

Ajo që ra në sy në kabinetin e ri ishte numri i madh i grave ministre, çka dy vjet më parë e rreshtoi kabinetin “Rama 3”, ndër qeveritë me nivel të lartë të barazisë gjinore.

Nevojën për më shumë gra e vajza në vendimmarrje, kryeministri e tregoi hapur gjatë 10 viteve qeverisje, kur në postë të larta drejtuese detyrat ua besoi zonjave.

Pas shtatorit të vitit 2021, kryeministri e ruajti ekuilibrin gjinor, duke hequr një nga 4 burrat që kishte në qeveri, duke ia besuar postin zv.kryeministrin një tjetër zonje, Belinda Ballukut.

Portofolin e integrimit po kështu ia besoi një tjetër zonje, Majlinda Dhukes.

Por balancat gjinore duket se lëvizën një vit pas ndryshimeve të korrikut 2022.

Me propozimet e fundit, Zoti Rama pakësoi gratë në propozime dhe rriti numrin e burrave në qeveri.

Në mënyrë ideale, kreu i qeverisë këtë fillim shtatori, plot dy vjet pasi mori mandatin e tretë, ndryshoi qeverinë, duke pranuar në kabinet 3 burra të pa sprovuar në qeveri me parë dhe 3 zonja, një prej të cilave Anila Denaj  e cila është rikthim nga koha e mandatit të dytë qeverisës, pak para se Shqipëria të hynte në pandeminë e covidit.

Share This Article