Baleti Kombëtar i Kosovës nis transmetimin online të shfaqjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Baleti Kombëtar i Kosovës do ta nisë transmetimin online të shfaqjeve, shkaku i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, që pritet të vazhdojnë deri në afat të pacaktuar.

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se “Baleti Kombëtar i Kosovës do të fillojë nga java e ardhshme transmetimin online të shfaqjeve çdo të enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake”.

“Shpresojmë që kjo gjendje do të përfundojë sa më shpejtë që të kthehemi në normalitet dhe të performojmë para publikut tonë të dashur!”, shkruan në njoftim.

Rrjedhimisht, shfaqja “Pushimi i Kalorësve” do të transmetohet më 16 prill, në orën 19:00.

Share This Article