ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni 2 hours ago
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim 2 hours ago
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve 2 hours ago
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës 2 hours ago
Shkrimet e dyshimta të PR-it për Veliajn tentuan të manipulojnë shqiptarët, përmes ‘shpëlarjes së informacionit’ 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Baliqi: Posti i presidentit, shkaktar krizash politike

albnews by albnews
15 December, 2019
in Kosova
0
Baliqi: Posti i presidentit, shkaktar krizash politike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Po humb arsyeja e ekzistimit të institucionit të Presidentit të Shtetit, është pikëpamja që e ka shprehur politologu Bekim Baliqi. Ai druan se edhe legjitimiteti po i vihet seriozisht në pikëpyetje.

Baliqi është profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës. Mes tjerash, i ligjëron teoritë politike, politikat analitike e edhe politikat e vendeve në zhvillim.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për institucionin e Presidentit. Ka rikujtuar se bartësit e këtij posti, deri tash, nuk e kanë përmbushur mandatin e tyre kushtetues mirëfilli, si simbol unifikues e mbipartiak. Prandaj, ka dhënë vlerësimin se Presidenca është shndërruar më shumë në një post të akomodimit politik sesa si pozita e përfaqësuesit më të lartë shtetëror dhe të unifikuesit qytetar.

RelatedPosts

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze për këtë dhe s’do lojëra

“Fakti që kryetar të partive po e synojnë, e kanë synuar apo janë President të vendit pas një periudhe qeverisjeje, flet më së miri për atë se oreksi personal për pushtet po del të jetë më përcaktues për këtë post sesa nevoja për funksionimin e drejtë dhe të duhur të Presidentit”, ka thënë Baliqi. “Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë praktikë, kjo do ta bëjë Presidentin dhe Presidencën si institucion, vetëm një tejzgjatim të pushtetit politik”.

Në këtë intervistë, Baliqi ka folur për rolin kushtetues të kreut të shtetit, e edhe për devijimet nga ky rol. Po kështu, edhe për pazaret politike me këtë post. Ai ka numëruar edhe veprimet që duhet ndërmarrë në funksion të evitimit të pazareve të këtilla.

KD: Z. Baliqi, pse, thuajse prej pasluftës, bëhet pazar me postin e presidentit, e që në jo pak raste mosmarrëveshjet në këtë pazar kanë qenë burim i ngërçeve politike?

Baliqi: Ndër arsyet kryesore se pse posti i Presidentit mbetet peng i pazareve politike, është për shkak të mënyrës së zgjedhjes së tij/saj. Pra, sepse nuk zgjidhet përmes zgjedhjeve demokratike dhe nga ana e votës popullore, por nga Kuvendi dhe rrjedhimisht nga interesat e partive parlamentare.

Ndër arsyet e tjera sigurisht është për shkak edhe të ambicieve për pushtet e pozitë të eksponentëve politikë. Mirëpo, edhe për shkak të fuqisë simbolike që posedon Presidenti, duke pasur parasysh rrethanat politike në periudhën e paraluftës kur mungonte Qeveria dhe Presidenca ishte adresa e vetme politike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

16 December, 2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

16 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

16 December, 2025
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result