Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, vuri në dukje rezultatet pozitive të Shqipërisë të pasqyruara në progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025, me theks të veçantë në performancën e administratës publike.
Sipas Ballës, reforma në administratën publike ka sjellë rezultate të prekshme dhe është vlerësuar si më e suksesshmja në rajon.
Ai deklaroi se Shqipëria ka marrë notën më të lartë krahasuar me gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi dhe Serbinë.
“Administratën tonë më mirë se kushdo tjetër e vlerëson Brukseli. Shqipëria ka notën më të lartë për administratën publike, më të lartë se Mali i Zi, më të lartë se Serbia dhe vendet e tjera të rajonit,” – u shpreh Balla.
Balla theksoi se progresi i Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është i paprecedent dhe se vendi është më afër se kurrë më parë për të bërë realitet ëndrrën e integrimit.
“Shqipëria dhe Mali i Zi do të hyjnë në Bashkimin Evropian në të njëjtën ditë. Edhe pse në vitin 2012 ishim 12 vjet pas Malit të Zi, sot kemi kapur ritmin dhe jemi në të njëjtin nivel,” – tha ai.
Në fjalën e tij, Balla iu përgjigj edhe kritikave të opozitës lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nga mbi 40 ankesa të depozituara nga Partia Demokratike në KQZ, nuk është paraqitur asnjë provë konkrete.
“Katër muaj me radhë u shqyrtuan të gjitha ankesat. Në asnjë prej rasteve nuk u paraqit asnjë provë nga subjekti ankimues,” – tha Balla, duke shtuar se vendimet e Kolegjit Zgjedhor e konfirmojnë këtë fakt.
Ai bëri thirrje për një debat të posaçëm parlamentar mbi raportin e OSBE-së, duke ftuar përfaqësuesit e opozitës të kontribuojnë në mënyrë konstruktive.
“Ne kemi rënë dakord dje në konferencën e kryetarëve që të kemi një ditë të posaçme debati, sa i përket raportit të OSBE-së Odirit. Me pas këtë, e kemi dakordësuar me një votë unanime këtu, që të gjitha gjetjet e raportit ose buletinit jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, por dhe ato të 14 majit të vitit 2023. edhe të 25 prillit 2021. Ti marrim së bashku dhe ju zoti Bylykbashi bashkë me zotin Gjiknuri edhe me kolegët e tjerë që do t’i mirëpresim sot. Të bëni punën dhe detyrën që u ngarkon Kuvendi, por t’i adresuar këtë çështje. Zgjedhjet e 11 majit ishin zgjedhje sikurse vetë raporti e thotë, të cilat i dhanë vendit një qeverisje konsoliduar dhe për herë të parë. në gjithë këto vite, u dha kohë e nevojshme për t’u shqyrtuar të gjitha ankesat e mundshme. Katër muaj me radhë u shqyrtuan të gjitha ankesat dhe siç po t’i lexoni të gjitha vendimet e kolegjit zgjedhor, Në asnjë prej rasteve thonë, vendimet e kolegjit zgjedhor, nga subjekti ankimues nuk u dha asnjë provë. Pra, subjekti i Partisë Demokratike ka depozituar mbi 40 ankesa në kolegjin zgjedhor, për asnjë prej tyre nuk u paraqit asnjë provë.”
Balla iu referua edhe çështjes së patronazhistëve dhe kallëzimeve të bëra nga opozita, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur asnjë shkelje, dhe se vendimi nuk është ankimuar nga opozita.
“Këtu e kishte drejtuesin e prokurorisë së posaçme, meqë ju referuat edhe çështjes së patronazhistëve, bëhet edhe një kallëzimi sa i përket botës së diasporës, e morët përgjigjen mbrapsht nga prokuroria e posaçme, e cila pasi kreu të gjitha hetimet rezultoi qe nuk kishte asnjë shkelje dhe ju nuk e ankimuat atë vendim të prokurorisë. Të thëna të gjitha këta, ju do ta vazhdoni këtë gjë, keni vite që këndoni të njëjtën këngë, por për mua si kryetari i grupit të shumicës këtu dhe për këtë shumicë, rëndësishme është që të gjitha gjyqet e raportit të mos bëjë Odirit ta adresoan. Një ditë pasi zyrtarisht na është dhënë, Kuvendi i Shqipërisë patë do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë, paradite nga ambasadori i BE-së raportin e progresit për vitin 2025. Edhe njëherë, uroj e shpresoj që deri në fund të kësaj seance dikush nga Partia Demokratike të gjejë fuqinë dhe forcën të distancohet nga ai sulm i turpshëm ndaj ambasadorit të BE-së, nuk ju bën nder, nuk ju bën nder që është një qesh, qesh.”




