Balla: Lulzim Basha i vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy vila

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga foltorja e  Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla sulmoi Lulzim Bashën duke u shprehur se ky i fundit është i vetmi shqiptar që pas tërmetit është zgjuar me dy vila.

Lulzim Basha i vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy vila, sa herë u gjend dhe gjendet në çadrat pas tërmetit flet me lot krokodili gjoja qeveria i ka lënë në harresë. Ndërsa me pandeminë kasandrat e opozitës kanë shkuar deri në makabritetin, duke folur qoftë për çështje numrash në morgje e qoftë duke abuzuar në televizione e nga divanet ku bëjnë postime në Facebook. Vetasgjësimi i çdo norme morale e njerëzore brenda opozitës rrugore degradoi në akuzat për fshehjen e vdekjeve dhe për pasojat që po sjell pandemia. Lulzim Basha nuk paska pasur as pikë turpi as  nder, as respekt dhe as kufij moral. Qoftë në mënyrën e trajtimit të pasojave të tërmetit, qoftë në mënyrën e trajtimit dhe të solidaritetit njerëzor që duhet të kemi në këtë pandemi”, tha Balla.

Balla tha se të bësh politikë me vdekjen dhe me mjekët është një turp që “Lulit dhe sojit të tij ” nuk do i harrohet kurrë

Share This Article