ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij 5 hours ago
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë 5 hours ago
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin 5 hours ago
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik 5 hours ago
Bitcoin ‘fshin fitimet e vitit 2025’, bie nën 90,000 dollarë, për herë të parë në shtatë muaj 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Balla me drejtuesit e policisë: Mos pranoni ndërhyrje nga deputetë, sillini tek unë! Të arrestohet djali dhe vëllai i Rrahman Rrajës

albnews by albnews
17 July, 2023
in Shqiperia
0
Balla me drejtuesit e policisë: Mos pranoni ndërhyrje nga deputetë, sillini tek unë! Të arrestohet djali dhe vëllai i Rrahman Rrajës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Si kreu i ri i Ministrisë së Brendshme, Taulant Balla ka dhënë udhëzime të qarta në mbledhjen me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në lidhje me ndarjen e detyrave dhe prioriteteve të tyre.

Balla u tregua i prerë duke thënë se nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje e deputetëve, apo personave të tjerë në punën e Policisë së Shtetit, duke theksuar se kush do të pranojë ndërhyrje, do të largohet nga puna. Sipas Ministrit Balla, deputetë kanë të drejtë t’i drejtohen Policisë për të shprehur shqetësime, por kërkoi që në rast se do të ketë tentative për ndërhyrje, rasti duhet të adresohet tek ai.  

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

“E ardhmja duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe jam këtu me detyrën për të vazhduar ndërtimin e murit kundër paligjshmërisë edhe më mirë, e dhe më shpejt, duke përmirësuar çdo gjë në çdo drejtim. Kush do jetë i gatshëm ta bëjë këtë në pozicionin që ka, do ketë mbështetjen time pa rezerva. Kush nuk do tregojë gatishmërinë për të punuar sëbashku, për të shkuar përtej vetes, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Asnjë deputet nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyjë në punë tuaj. Kush do pranojë ndërhyrje nga deputetë për çdolloj aspekti, nuk mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar më në detyrë. Deputeti ka të drejtë të shprehet për çdo shqetësim, tju drejtohet për çdo problem të komunitetit dhe ju keni detyrën t’i dëgjoni me respekt, por për çdo rast që arsyeja e telefonatës përbën ndërhyrje në detyrën tuaj, ju kërkoj që deputetin këtej e tutje ta drejtoni tek unë. Kur e them këtë për deputetin, ndërhyrja e kujtdo sot është e papranueshme. Përzierje të kujtdo në detyrën tuaj, në asnjë rast”, tha Balla.

Balla u ndal edhe te ngjarja e ndodhur në Fushë-Krujë, duke kërkuar arrestimin e djalit dhe vëllait të ish-deputetit Rrahman Rraja, të cilët ishin pjesë e ngjarjes së datës 6 korrik, ku u dhunuan dy persona, pas një konflikti për guroren. Balla dënoi veprimet e policisë në atë zonë, teksa tha se nuk kanë dëgjuar ankesat e banorëve në lidhje me guroren, por janë bërë mburojë e paligjshmërisë.

“Në takimin e parë që kam zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm dhe atë të Tiranës, kërkesa ime e parë ishte arrestimi sa më parë i vëllait dhe i djalit të deputetit të Fushë-Krujës, i cili është miku dhe ish-kolegu im, Rrahman Rraja, i cili me gjestin e tij të dorëzimit të mandatit bëri detyrën e tij karshi qytetarëve, duke u vetëndëshkuar moralisht, por ndërkohë që Policia e Shtetit ende nuk e ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar ligjërisht dy individët e lartpërmendur, të cilët e kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë Por ajo skenë e shëmtuar në Fushë-Krujë ka një përmbajtje shumë më domethënëse për Policinë e Shtetit se sa kapja autorëve të saj.  Sepse ajo skenë flet për një situatë të mahisur më parë, nga toleranca e papranueshme e policisë së asaj zone, e cila nuk i dëgjoi ankesat e banorëve dhe për pasojë zgjodhi të bëhej mburojë e paligjshmërisë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët. Shkrirja e komisariatit të Fushë-Krujës ishte përgjigja e duhur ndaj një dështimi shumë më të gjerë dhe më të thellë, se sa gurorja e konfliktit që e nxorri dështimin në sipërfaqe”, u shpreh Balla.

Po ashtu, Balla tha se do të kujdeset për rritjen e standardit të jetesës së policëve, duke vënë theksin veçanërisht te kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit. Ministri i Brendshëm bëri me dije se nga nesër do të fillojë trajtimi i problemit të banimit, si dhe do t’i hapet rruga aplikimit për 100 banesat e para për vitin 2023, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë

“Nga ana tjetër, unë do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja, pa harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë. Prandaj nga nesër do të fillojmë të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe do të hapim rrugën e aplikimeve për 100 banesat e para për vitin 2023, të cilat do t`u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të përcaktohen në ditët në vijim”, u shpreh Balla.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

18 November, 2025
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

18 November, 2025
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

18 November, 2025
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result