Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryetar i grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla reagoi pas sulmit me armë në Sinagogën në Halle të Gjermanisë.
Përmes një postimit në Twitter Balla shprehu solidaritetin dhe tha se “qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme antisemitizmi, intolerance dhe terrori”.
“Të shokuar dhe të trishtuar pas sulmit në Sinagogën në Halle. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, tha Balla./ATSH/