ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 2 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 2 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Balla: Meta u rreshtua sot në krah të dhunuesve

albnews by albnews
6 August, 2019
in Albania
0
Balla: Meta të lirojë zyrën e Presidentit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi presidenti Ilir Meta ktheu mbrapsht ndryshimet në Kodin Penal, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas Ballës me këtë veprim presidenti ende në detyrë, siç ai e thekson disa herë në reagimin e tij, ka treguar se Meta “qenka dakord që në një shoqëri demokratike, dhuna të ndëshkohet e kurrsesi nuk mund të tolerohet”.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Balla shkruan më tej se Meta “nuk qenka dakord me sigurinë ushqimore të shqiptarëve”, se ai “u rreshtua sot në krah të dhunuesve ndaj mjekëve apo policëve të shtetit”.

Statusi i Taulant Ballës

Sot Presidenti në detyrë Ilir Meta ktheu mbrapsht ndryshimet në Kodin Penal, sepse ai nuk qenka dakord që në një shoqëri demokratike, dhuna të ndërshkohet e kurrësesi nuk mund të tolerohet.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e për të cilat Ilir Meta nuk na qenka dakord, adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike, duke nisur nga siguria ushqimore, që është një komponent kyç i sigurisë kombëtare.

Gjithashtu, Ilir Meta nuk qenka dakord me rritjen proporcionalisht të ndëshkimeve për dhunën ndaj mjekëve, policëve e funksionarëve të shtetit, bllokimin e akseve kombëtare, zgjerohet fusha e mbrojtjes së mjedisit, dhunën në stadiume, përfshi zhurmat, zgjerohet fusha e mbulimit të të drejtave të autorit, etj.

Ilir Meta nuk qenka dakord me sigurinë ushqimore të shqiptarëve – kush shet mallra ushqimore të skaduara duhet të ndërshkohet më shumë.

Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi kriminalizojnë shkelje apo fenomene të cilat aktualisht janë trajtuar si kundra-vajtje administrative, pa asnjë parashikim të mirëfilltë penal si shkelje.

Për shkak të impaktit të madh që ka siguria ushqimore në jetën e qytetarëve, shkelje të kësaj natyrore do të fillojnë të konsiderohen si vepra penale apo kundravajtje penale në rastet më të lehta.

Me Kodin e ri Penal dënohen rreptësisht të gjitha fenomenet si tregtimi i produkteve të skaduara, abuzimi me rregullatorët e rritjes (hormonet), mashtrimi për cilësinë apo origjinën e produktit, etj.

Presidenti në detyrë Ilir Meta u rreshtua sot në krah të dhunuesve ndaj mjekëve apo policëve të shtetit.

Në Kod është përcaktuar qartë se dhuna ndaj mjekur apo policit është një rrethanë rënduese, e dënueshme deri në 5 vite lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut apo policit, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre. U shtua gjithashtu një nen i ri, kundravajtje penale për “pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor”, çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor.

Ilir Meta u rreshtua sot krah bllokuesve të rrugëve, teksa shqiptarët shkojnë në punë, shtëpi, spital, e kudo tjetër.

Bllokimi i përsëritur i akseve kombëtare ka sjellë pasoja të rënda në ekonomi, si dhe ka krijuar kokëçarje të mëdha në jetën e përditshme të qytetarëve. Bllokimi i akseve pengon qytetarët të transportojnë të sëmurët në spital, gratë shtatzanë në maternitete, ka penguar kortezhe funerale, marrjen e fëmijëve nga shkolla e kopshtet, mungesa të përsëritura në punë, etj.

Të gjitha këto janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. Kësisoj, në Kod është rritur ndëshkimi deri në 3 vjet burgim, për bllokimin e transportit rrugor, hekurudhor, ujor apo ajror.

Kush dhunon në stadiume, duhet ndërshkuar. Mjaft më me pamjet skandaloze.

Dhuna në stadiume është një shndërruar në një sëmundje kronike të shoqërisë shqiptare. Masat e marra nga autoritetet sportive qartësisht nuk kanë mundur të sjellin një përmirësim real të situatës.

Për këtë arsye, me ndryshimet e reja në Kodin Penal u shtua neni për goditjen e sportistit, trajnerit, arbitrit apo ndërmjetësit sportiv. Dhunimi i tyre dënohet deri me 3 vjet burgim, e kur ky dhunim bëhet nga drejtues klubi, ndëshkimi maksimal shkon në 5.

U shtua neni për veprime të dhunshme në aktivitetet sportive. Invazioni i fushës, lëndët piroteknike, pengimi i zhvillimit të lojës, dënohen nga 6 muaj deri në 3 vjet. Kryerja e kësaj vepre në evente ndërkombëtare është një rrethanë rënduese.

Shqiptarët duan masa të forta në mbrojtje të mjedisit, kundër zhurmave, etj.

Në kuadër të reformës për mbrojtjen civile, në Kodin e miratuar nga Kuvendi, e të refuzuar sot nga Presidenti është bërë riformulim i plotë i nenit 201, që parashikon aktualisht vetëm ndotjen e ajrit, duke shtuar edhe tokën. Shtohet paragrafi që konsideron agravant (1-5 vjet burgim) prekjen e zonave të mbrojtura me ligj, për vlerat e tyre mjedisore, kulturore, artistike, historike, arkeologjike.

Është shtuar neni për shkaktimin e fatkeqësive mjedisore. Kur shkaktohen dëme të pakthyeshme ekosistemit dhe biodiversitetit vendoset një dënim shembullor (5-15 vjet), me rritjen e 1/3 së dënimit nëse zona bën pjesë e listës së zonave të mbrojtura. Në të dy rastet, janë ashpërsur dënimet për dëmet e shkaktuar shëndetit të njerëzve.

U dha një zgjidhje për një tjetër problem akut të qytetarëve, ai i zhurmave përtej normës së lejuar që gjenerohen nga lokalet apo pabet nëpër qytete apo zona turistike, në Gjirin e Lalzit e kudo. U ashpërsuan ndjeshëm gjobat, ndërsa përsëritja e vazhdueshme e zhurmave do të sjellë tanimë dënim deri me dy vjet heqje lirie.

Një nen i ri në Kodin Penal rregulloi problemin e qarkullimit të kafshëve të rrezikshme zoti President, si qentë agresivë, pa maska mbrojtëse. Ku hyn siguria juridike këtu? Mosvendosja e këtyre maskave do të gjobitet deri në 1 milionë lekë gjobë. Ndërsa në rastet e dëmtimit të qytetarëve nga kafshimi, përgjigjet penalisht pronari i qenit (deri në 10 vjet burg nëse shkaktohet vdekja).

Kush shkel të drejtat e autorit, duhet të ndërshkohet, por Presidenti në detyrë nuk qenka dakord.

Raporti i fundit i Komisionit Europian nënvizon nevojën e masave të rrepta në fushën e mbrojtjes për të drejtën e autorit, duke parashikuar përveç botimit dhe riprodhimit, siç ka qenë më parë, edhe shitjen, ofrimin për shitje, furnizimin, eksportimin apo importimin e veprës pa dhënë pëlqimin autori. Me Kodin e ri Penal dënimi ashpërsohet për rastet e kryerjes së veprës në bashkëpunim ose në rast përsëritjeje (gjobë deri në 3 vjet burgim).

Gjithashtu janë ashpërsuar dënimet për mbajtjen e armëve, mjeteve luftarake apo lëndëve shpëthyese në ambiente të ekspozuara si automjete, mjedise publike, etj, edhe nëse armët kanë leje paraprake.

Me Kodin e ri Penal, u rritën dënimet për organizimin dhe zhvillimin e lojrave ilegale të fatit (nga gjobë deri në 3 muaj, shkon në 1-3 vjet). Pjesëmarrja e të miturve konsiderohet rrethanë rënduese (2-5 vjet për organizatorin).

Megjithatë, sikurse e parashikuam ditën kur Kodi u votua nga afro 100 deputetë të Kuvendit, Presidenti thjeshtë mund t’i vonojë këto ndryshime të domosdoshme, por nuk mund t’i pengojë.

E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit dhe në shtator këto ndryshime do të hyjnë në fuqi!!!/TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result