Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar shkarkimin e Metës nga presidenca. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Balla shkruan se me Metën nuk i dihet e se i ka lëshuar pëllumbat.
Balla shkruan se në momentin që të mbarojë procesi i numërimit të votave do të bëjnë gati letrat e pensionit të tij, në mënyrë që të pijë raki me çifteli.
POSTIMI I BALLËS:
Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”
Ishte zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi i cili njoftoi ditën e sotme se kreu i shtetit nuk do të dorëhiqej nga posti i tij ashtu siç e premtoi para zgjedhjeve. Blushi ka bërë me dije se presidenti Meta në 24 korrik të vitit që vjen do t’u bashkohet strukturave të Lëvizjes Socialiste për Intregim, e cila është krijuar prej tij 16 vite më parë.