Balla propozon ndryshime në kodin penal për rritjen e sigurisë në shkolla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se siguria në shkolla do të ndryshohet me ligj përmes ashpërsimit të dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij.

Përmes një shkrese dërguar ministrit të Drejtësisë, Balla ka propozuar ndryshimin e 11 neneve të kodit penal në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.

“Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme:

  • Dhuna seksuale (neni 107/a);
  • Pornografia (neni 117);
  • Trafikimi i të miturve (neni 128/b);
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278);
  • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279);
  • Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283);
  • Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a);
  • Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b);
  • Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286);
  • Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291)”, bëri me dije Balla.
Share This Article