Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një video të veçantë, ku shfaqet Presidenti i Zgjedhur i SHBA, Joe Biden duke e quajtur Hashim Thaçin George Washington”-in e Kosovës.
Në videon e publikuar prej tij Balla thekson se Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA e quan Thaçin “George Washington”-in e Kosovës.
“Pse agjenti i UDBA Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin, duke guxuar ta quajë edhe “çirak i Beogradit”, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden e quan Presidentin Thaçi “George Washington”-in e Kosovës”, shprehet Balla./ATSH/