ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 11 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 11 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 16 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 16 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Balla: Shumica e vendeve të BE-së të bindura për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

albnews by albnews
17 October, 2019
in Albania
0
Balla: Meta të lirojë zyrën e Presidentit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Duhet të jemi krenarë që kemi një shumicë të madhe në PE në Këshillin Europian mes vendeve anëtare që janë të bindura që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e bisedimeve, kjo është arritje për Shqipërinë”, deklaroi sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Balla tha se, “tre javë më parë teksa Gjermania përgatiste dokumentin për t’i thënë po Shqipërisë edhe në këtë sallë dëgjoja që zëra që thoshin jo po nuk është po, është një jo e veshur si po. Ndërsa sot duhet të jemi krenarë që Gjermania është vendi që drejton një betejë sa diplomatike sa politike, sa gjeopolitike për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rrugën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim”.

RelatedPosts

Historia e Valjeros, 18-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksidentin me makinë të vjedhur gjatë ndjekjes nga policia në Itali

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

“Ajo matricë Gjermane e detyrave të shtëpisë është instrumenti më i mirë që nuk e gjej arsyen pse presidenti francez nuk e gjen veten në këtë instrument”, u shpreh Balla.

“Teksa jemi në këtë sallë, një njeri që 28 vite i ka bërë dëme vendit ish-kryeminstri Sali Berisha, del pa pikë turpi dhe thotë falenderoj presidentin Makron që i thotë jo Shqipërisë. Nuk e imagjinoj dot të një njeri të jetë kaq keqdashës ndaj Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Balla tha se, ajo që i shtyn ata t’i thonë jo Shqipërisë nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë.

“Nuk ka të bëjë fare me çfarë ka bërë apo jo Shqipëria. Sepse Shqipëria ka bërë pikë për pikë, madje më shumë se sa iu tha dy vite më parë. Më shumë sesa iu tha një vit më parë. Dhe sigurisht sot jemi në kushtet kur 26 vende anëtare të BE mendojnë që Shqipëria i ka përmbushur, madje tejkaluar ato që i ka pasur si detyra shtëpie”, tha Balla.

Duke folur për krahasimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Balla nënvizoi se, “ajo që na ndryshon ne nga Maqedonia e Veriut nuk është cilësia e reformave. Sepse nëse i referohemi cilësisë së reformave, reforma jon ënë drejtësi është 10 vite para asaj që duhej dhe duhet ta bëjë Maqedonia e Veriut në vitet pasardhëse. Ajo që sot Maqedonia e Veriut është ndryshe nga ne është pikërisht ajo që dhe kryeministri Rama jua tha një javë më parë. Është dallimi midis klasës politike në Maqedoninë e Veriut me klasën politike që ne për fat të keq kemi në krahun e opozitës. Dhe nuk e kam për ju këtu, por për ata që janë në rrugë”.

“Isha me kreun e Kuvendit në Parlamentin Europian dhe një prej deputetëve të djathtë të PE më vuri përpara një vlerësim që bënte PD të situatës politike në Shqipëri ku, pasi na përgojonte ne, merrej me përgojimin tuaj që keni tradhëtuar partinë tuaj dhe keni hyrë në Kuvend. Një parti politike që furnizon inboxet e deputetëve të PE dhe Bundestagut me thashetheme si në lagjet e rrethinave ku mblidhen plakat dhe bëjnë muhabet për gjithë dynjajnë”, tha Balla./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result