Balla takim me ministrin britanik Philp: Policia e Shtetit, partnere e besueshme e agjencive ligjzbatuese simotra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vizitës në Vjenë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim edhe me ministrin e Britanisë së Madhe për Policinë, Krimin dhe Zjarret, Chris Philp.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.

“Policia e Shtetit është një partner i besueshëm i agjencive ligjzbatuese partnere në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar,  emigracionit të paligjshëm apo trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh Balla në një reagim.

Share This Article