Balla takon kreun e ILD: Ndëshkim çdo magjistrati që shkel ligjin, bashkëpunim institucional për ankesat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi të mërkurën një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, me të cilin ndau shqetësimet në lidhje me disa vendimarrje të magjistratëve. Në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, theksi u vendos tek procedimet në rastet e zjarrvënies.

Ministri i Brendshëm shprehu edhe shqetësimin për shmangien e rasteve që parashikojnë ndëshkime të ashpra në rastet e armëmbajtjes pa leje.

Nga ana e tij, Inspektori Metani, teksa shprehu angazhimin maksimal për verifikimin e rasteve të tilla, si dhe trajtimin e tyre me prioritet,  garantoi se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit në fuqi.

Ai theksoi se çdo proces do të zhvillohet në përputhje e respekt për rolin dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë takimit, Balla dhe Metani ndanë vullnetin për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, shkëmbimin e informacioneve në rrugë zyrtare mbi sjelljet apo vendimmarrjet konkrete të magjistratëve, të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore dhe të trajtohen nga ana e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Share This Article