Balla viziton efektivin e plagosur: Identifikohet autori, i bëj thirrje të dorëzohet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar efektivin e “Shqiponjave” që mbeti i plagosur me armë zjarri  gjatë ndjekjes së një të dyshuari këtë të mërkurë (20 shtator).

Balla bën me dije se gjendja e efektivit është përmirësuar. Po ashtu ministri thotë se autori i ngjarjes është identifikuar ndërsa i bën thirrje që të dorëzohet. Balla njoftoi masa të rrepta nga Policia e Shtetit kundrejt atyre që i përgjigjen me armë urdhëravetë punonjësve të policisë.

Gjendja e efektivit është përmirësuar. Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë“, bëri thirrje ministri i Brendshëm.

Efektivi Edlir Alleshi u plagos  nga autori i identifikuar si Klered Bozhani pasi policia po e ndiqte pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet.

Ai u transportua tek Trauma ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit që ngriti dorë mbi punonjësin me uniformë, për ta përballur atë me drejtësinë.

Share This Article