Balliu: Berisha si Cristiano Ronaldo, me energji mbresëlënëse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se analistët e rilindjes bëjnë autogolin tek mosha e ish-Kryeministrit Sali Berisha, pasi sipas tij ata nuk kanë asnjë argument ndaj platformës që ka propozuar lideri historik i PD.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Balliu shkruan se Berisha është Cristiano Robaldo në të gjitha parametrat fizike dhe me energji mbresëlënëse. Sipas tij përmendja e moshës së Berishës është vetëm zhurmë banale.

Postimi i plotë:

Kur të dërrmon Platforma më Demokratike dhe bën autogol te mosha.

Të dorëzuar dhe pa asnjë argument ndaj platformës më demokratike që ka njohur deri më sot jo vetëm Partia Demokratike por e gjithë politika shqiptare që propozohet nga lideri historik Sali Berisha për ringritjen e PD në 11 Dhjetor, analistët e rilindjes bëjnë autogolin tek mosha.

Ndërkohë që Berisha është si Cristiano Ronaldo në të gjitha parametrat fizike dhe me energji mbresëlënëse për të gjithë ata që e shohin dhe e dëgjojnë. Por përmendja e dëshpëruar e moshës është vetëm një zhurmë banale për të harruar platformën e tij përbashkuese e demokratike që ka mobilizuar demokratët kudo.

Ndërkohë e gjithë FRPD e mbështet Berishën sepse shohin tek ai realizimin e ëndrrave të tyre.

Share This Article