Balliu: Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit, kështu shkruan në një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu shkruan e ministri Lleshaj mbron oficerin e sigurimit Loka.

Njëkohësisht, sipas Balliut, Lleshaj ndodhej përkrah sigurimsit që është prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, që njihej me pseudonimin “Studiuesi”.

Shkrimi i plotë i Balliut: 

Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit. Vetë Lleshaj duke mbrojtur bashkëpunëtorin “Filtra” dhe oficerin e Sigurimit Loka, ndodhej sot në krah të një tjetër sigurimsi që është prefekti i Korçës Dhori Spirollari, që njihej me pseudonimin “Studiuesi”.

Muaj më parë, Lleshaj është njoftuar me shkresë zyrtare për këtë fakt nga autoritetet përgjegjëse, por ngaqë e ka shok ushtrie Dhorin, pëlqeu të heshtë më mirë. Për Lleshajn është normale që anëtarët e një organizatë politike kriminale si Sigurimi, që vrau e preu shqiptarët, të vijojnë në kushte të tjera, të vrasin e presin me qëllim vendosjen dhe përsosjen e diktaturës së Ramës.

Share This Article