Balliu “shuan” “yllin” e Realit,  madrilenët mposhten nga Vallecano

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ivan Balliu ka shkëlqyer përballë kampionëve të Spanjës, Realit të Madridit, të cilët u mposhtën në transfertë 3-2 Vallecano.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, por Reali i Ancelotti-t arriti të shënojë dy gola të shpejtë, duke krijuar idenë se do të shkonte në një fitore të lehtë. Por nuk ndodhi aspak kështu, pasi Vallecano u rikthye në avantazh, të cilin e mbrojti me të gjitha forcat deri në fund.

Balliu, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira, duke “zhdukur” brazilianin Vinicius, i cili thuajse në asnjë moment nuk u shfaq i rrezikshëm në këtë ndeshje.

Kjo humbje e Realit bën që Barcelonë të jetë e vetme në krye të klasifikimit të La Liga-s me dy pikë më shumë.

Share This Article