Ballkani i Hapur/ Berisha: Nismë destabilizuese, përfundimin do e ketë si flakë kashte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij para mediave, foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur”, të cilën e quajti nismë destabilizuese për një rajon delikat politikisht. Sipas tij kjo nismë do të shuhet digjet shumë shpejt si fije kashte.
“Garantoj komunitetin ndërkombëtar se Ballkani i Hapur është nismë destabilizuese sepse Ballkani është delikat politikisht dhe nuk ka nevojë që të nxisim kundërshtira apo përçarje. Këta kanë nisur që në Novi Sad me dogmën e kamionit që pret 1100 vjet. Askush nuk është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, por vetë Presidenti Donald Trump i rishqyrtoi një nga një traktatet tregtare sepse ato duhen bërë mbi bazën e modelimit të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për lopë dhe Shqipëria nuk subvencionon as 50 cent, vetëkuptohet që qumështi në Serbi del shumë më i lirë dhe fermeri i Lushnjës nuk përballet dot kurrë me fermerin serb”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/1258286797939531
Share This Article