“Ballkani i Hapur” unifikon qëndrimin, Vucic: Shkojmë në Bruksel me Ramën dhe Kovacevskin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në samitin e Bashkimit Europian me një qëndrim të unifikuar.

Zyra për shtyp e Aleksandër Vucic, njoftoi se bashkë me kryeministrat, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, do të udhëtojnë nesër për në Bruksel, dhe se liderët i presin biseda të vështira me zyrtarë të unionit.

Presidenca serbe thekson se “vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e Brukselit është një hap tjetër drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, Beogradi, Tirana dhe Shkupi vazhdojnë të japin një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit europian”.

“Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën europiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet më tej në deklaratë.

Zyra e shtypit e Vucic thekson ndër të tjerë se u pajtua me Ramën dhe Kovacevskin që në takimet në Bruksel të vazhdojnë të luftojnë për dialogun si modelin kryesor dhe të vetëm për zgjidhjen e të gjithë çështjeve të hapura, me përpjekje për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe intensifikuar komunikimin me zyrtarët e BE-së.

Share This Article