ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 4 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 11 minutes ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 17 minutes ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 19 minutes ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 21 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen e zv.kryeministres në Kushtetuese

albnews by albnews
24 November, 2025
in Albania
0
“Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen e zv.kryeministres në Kushtetuese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.

Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.

Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur  deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.

Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut  nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.

RelatedPosts

Berisha pas miratimit të rezolutës së CDI: Shqipëria narko-shteti i vetëm në Europë, kartelët diktojnë politikën dhe ekonominë

U helmuan e grabitën nga dhëndri! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Më tha pije këtë… 

Rama takim në Doha me Kryeministrin e Katarit: Bisedime për disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë

Për këtë referohen në dosje  një sërë bisedash të kryera në aplikacionin signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish drejtorit të ARRSH Evis Berberi. Mes mesazheve të zbardhura ne vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar.

SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit . Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result