Balluku rikthehet në Kuvend, Bardhi: PS t’i japë një duartrokitje të pandehurës së SPAK

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka ftuar kolegët socialist që ti japin një duartrokitje të pandehurës nga SPAK, referuar Belinda Ballukut, për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë.

Mirëpo fill pas kësaj ka reaguar kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili si duket nuk e ka pëlqyer këtë fjalë të Bardhit dhe i ka tërhequr vëmendjen.

Pjesë nga diskutimi

Gazment Bardhi: Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë

Niko Peleshi: Ju jap masën tërheqje vëmendje. Ju nuk e keni fjalë për të personalizuar goditje dhe për të cilësuar kolegët, fjalën e keni për të folur për projekt kalendarin dhe programin.

Gazment Bardhi: E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusin e pandehur. Por është brenda etikës. Është status ligjor, nuk fyeva njeri, është status ligjor i saj. Nuk po them çfarë i thotë ajo Edi Ramës se ajo mund të jetë fyerje edhe shkelje e etikës. Nuk e përdora e kanë në raport me njëri-tjetrin.

Share This Article