Balotazhi në Xhorxhia vendimtar për kontrollin e Senatit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti i Xhorxhias në SHBA do të zhvillojë sot një balotazh për dy vende në Senat, që do të përcaktojë se cila parti do ta kontrollojë këtë të fundit, republikanët apo demokratët.

Dy vendet e Senatit, të dyja të mbajtura aktualisht nga republikanët, janë në pritje të garës së sotme.

Votimi do të zhvillohet pasi asnjë kandidat nuk arriti të mbledhë 50%+1 të votave të nevojshme për të fituar zgjedhjet e fillimit të nëntorit.

Në një nga garat, kandidati në pushtet republikan David Perdue, 70 vjeç, u përball me kandidatin shumë më të ri demokrat, 33-vjeçarin John Ossoff.

Ossoff punoi për pesë vjet për një kongresmen demokrat në kryeqytetin e shtetit Atlanta përpara se të punonte në media.

Perdue, një aleat besnik i presidentit të SHBA Donald Trump, ndodhet në Senat që nga viti 2015.

Share This Article