Balotelli shënon 5 gola, por njëri nga ta mund të garojë për çmimin ‘Puskas’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mario Balotelli ka dhuruar spektakël në ndeshjen e fundit të kampionatit turk me Adana Demirsporin e tij kundër Goztepes.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit ka realizuar plot pesë gola në ndeshjen që fituan me rezultatin e thellë 7-0 nga skuadra e tij.

Tre nga këto gola kanë ardhur në harkun e 11 minutave në pjesën e parë, e Super Marion që ka shkundur rrjetën në minutën e 33-të, 36-të dhe 44.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të dhe 70-të, sulmuesi italian ka realizuar edhe golin e katërt dhe të pestë personal dhe të shtatin për skuadrën e tij.

Por, një nga ta ishte më i miri në sezonin 2021/22 që sigurisht që do të luftoj edhe për çmimin “Puskas”.

Share This Article