Balotelli shfaq tatuazhe të shumta në fytyrën e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mario Balotelli ka shfaqur disa tatuazhe në fytyrë në publikimet në InstaStory duke shkaktuar reagime të ndryshme të fansave.

Sulmuesi italian, i cili luan për Adana Demirspor, nuk u ftua nga Roberto Mancini për ndeshjen gjysmëfinale të barazhit ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilën Italia e humbi dhe mbeti jashtë garës për një vend në Kampionatin Botëror.

Ka pasur tifozë të Azzurrëve që kanë besuar se ish-sulmuesi i Interit, Manchester Cityt, Milanit e Liverpoolit, ka mundur ta bëjë diferencën në atë sfidë.

Në ndërkohë, 31-vjeçari, i cili është i njohur për veprimet e tij kundërthënëse – si në fushë ashtu edhe jashtë saj – ka vendosur të bëjë tatuazhe në fytyrë.

Në profilin e tij në InstaStory ka shpërndarë fotografi të fytyrës së tij me tatuazhe, në mesin e të cilave ndodhet një kryq dhe një shkrim me fjalët “Black power” (një lëvizje në mbështetje të të drejtave dhe pushtetit politik për njerëzit me ngjyrë, veçanërisht e njohur në SHBA në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta – Lëvizja Fuqia e Zezë).

Share This Article