Shqiptari është shquar për këtë virtyt shpirtëror dhe këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë historisë së tij. Shumë figura të shquara të Kombit tonë, që nga “kryefjala” e bamirësisë botërore Nënë Tereza, kanë qenë promotorë të nismave bamirëse, pavarësisht përkatësisë fetare dhe vendit ku banojnë. Nisma si “Shqiptarët për shqiptarët” dhe të tjera kanë ndihmuar bashkëatdhetarët në nevojë, por edhe në raste fatkeqsishë në vendet ku ata punojnë dhe banojnë jashtë shtetit në Itali, Greqi, Gjermani, UK etj. kanë qenë të parët në ndihmë të qytetarëve të huaj.
Muajin e kaluar biznesmeni hasjan në Londër Ervin Mulaj ka bërë thirrje për të ndërtuar një shtëpi të rë një bashkëatdhetari në Has dhe i kërkon bashkësisë hasjane, kudo në botë, të kontribuojë..
Postimi nga Ervin Mulaj
Bashkatdhetarë Hasjanë,
Krejt e njofim Avdi Toblin, njeri t’mirë e i ndershëm i anës tonë. Sot Avdia ka nevojë për ndihmën tonë, me ja ndërtu ni shpi e me pas ni kulm mbi kry.
Ju lutem krejtve, kush sa ka mundësi, le t’japim ka pak. Nuk asht randësi sa jep, po randësi ka zemra e bashkimi jonë. Hasjani kurr nuk e len t’vetin vetëm n’vështirësi.
Hajde ta bajmë këtë punë bashkë e me ja kthy dinjitetin Avdisë.
Zoti ju dhashtë shëndet e ju shpërbleftë për zemrën e madhe!
Për këdo që do të kontribuojë ky është linku


