Bangladeshasit i lënë vendin nepalezëve në Vlorë: 2000 dollarë të sjellësh një punëtor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bangladeshasit ikën, ndaj në Vlorë po vijnë nepalezët.

2000 dollarë kushton të sjellësh një punëtor, ku përfshihet, udhëtimi, akomodimi dhe paga e muajit të parë.

Pavarësisht kësaj kostoje, pronarët e kompanive që kërkojnë staf, sytë i kanë nga vendet aziatike.

Vetëm një rekrutues ka sjellë në vendin tonë rreth 100 punonjës nga Nepali në dy muajt e parë të vitit.

Pritet që edhe gjatë marsit të vijnë të tjerë për të punuar në vendin tonë kryesisht në sektorin e fasonerisë.

Agjentët rekrutues thonë se këtyre shtetasve u ofrohen kontrata të rregullta pune.

Të parët erdhën nga Bangladeshi, por muajt e fundit ata janë larguar të gjithë ndaj bizneset shqiptare zgjidhje po kërkojnë nga Nepali.

Punësimet e punonjësve nga vendet aziatike erdhën si domosdoshmëri për shumë biznese në vend, të cilët  prej disa vitesh po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

Më shumë nevojë për staf ka sektori i prodhimit të këpucëve. Në total, vetëm sektori fason kërkon 25 000 punëtorë. Në krizë janë edhe sektorë të tjerë.

Share This Article