Banja hap portat, përmbytje në Kuçovë dhe Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Çarja e argjinaturës së lumit Seman, ka shkaktuar dëme të mëdha për banorët e fshatit Hasturkas në Libofshë të Fierit.

Shkak është bërë hapja e portave shkarkuese të hidrocentralit të Banjës, dhe për pasojë Devolli dhe Semani kanë përmbytur Kuçovën dhe Fierin.

Ata shprehen se forcat policore kanë qenë në mëngjes në banesat e tyre duke i paralajmëruar që të largon për shkak të përmbytjeve. Më tej ata shprehen se reshjet e dendura dhe prurjet e lumit Seman.

Ishte policia sot në mëngjes dhe na paralajmëroi të largohemi dhe ti ngremë mobilet në një vend sa më lartë që të mos i kapë uji.

Pulat po të dalin nga koteci mbyten. Nuk dalin absolutisht, po të dalin, mbyten. Po presim, po u rit niveli i ujit do t’i nxjerrim dhe t’i çojmë diku tjetër. Janë 50-60 krerë. Më janë përmbytur rreth 27 dynym tokë”, shprehet banori i zonës.

Ndërsa një tjetër banor i prekur nga përmbytjet shprehet “Tani nuk rregullohet gjë më, Më janë përmbytur 15 koshere me bletë dhe janë mbytur rreth 50 shpendë”.

Share This Article