Banjat e Bënjës në Përmet/ Bukuri të rralla natyrore dhe veti kuruese për shëndetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ujërat termalë të Bënjës në zonën e Përmetit së fundmi janë kthyer në “magnetin” e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Ky është rezultat jo vetëm i bukurive të rralla natyrore, por edhe i vetive kuruese për shëndetin. 

Na thanë se bën mirë për shëndetin. Erdhëm këtu me shpejtësi se kemi dhimbje të kockave,” thotë një qytetar nga Vlora.

Sipas pushuesve në zonën që ndodhen banjat e Bënjës ka nevojë për disa ndërhyrje të vogla, por të domosdoshme.

Në zonën e Këlcyrës të vetmet gjëra që mungojnë këtu janë dy dhoma për ndërresë, dy tualete, kosha, pastrimi,” shprehet një banore e zonës.

Në Bënjë gjenden gjashtë burime ujore termale me bazë sulfurore, që njihen për efekt të lartë kurues, nga të cilat katër burime përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmës, veshkave, stomakut dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës.

Share This Article