Banka Botërore: Rritja ekonomike në Shqipëri përgjatë 2021, pritet të jetë më e larta në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një takimi online me gazetaret, është prezantuar sot në Tiranë, Raporti ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Vjeshtë 2021.

Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, me një rritje të PBB-së që parashikohet të arrijë në 5,9 për qind për 2021, pas tkurrjes me 3,1 për qind në vitin 2020.

Përsa i takon Shqipërisë, rimëkëmbja ekonomike ka qene më e shpejte seç pritej, pas krizës historike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind gjatë vitit 2020, për vitin 2021, parashikohet që rritja e PBB-së të shkojë në 7,2 për qind.

Në fjalën e tij, Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas tha se “Gjatë vitit 2021, ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes.Me fuqizimin e rritjes, Shqipëria ka mundësi të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reformat që do të mbështetin më tej rritjen gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik”, ka thënë ai.

Prezantimi i zhvillimeve ekonomike për Shqipërinë u bë nga ekonomistja e zyrës së BB-së për Shqipërinë, Hilda Shijaku.

Share This Article