Një bankë në Angli ia ka bllokuar Presidentit kontrovers të Venezuelës, Nicolas Maduro, mundësinë e tërheqjes së arit me vlerë prej 1.2 milionë dollarësh.
Ky veprim erdhi pasi lideri venezuelas i opozitës, Juan Guaido, e shpalli vetën President të vendit, në mënyrë që t’i jap vendit një mundësi për të zhvilluar zgjedhje të pavarura.
Mirëpo Maduro e ka kundërshtuar këtë veprim të politikanit Guaido, gjë që ka bërë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore të reagojnë.
Britania e Madhe i është bashkuar kësaj kauze duke thënë se do ta njohë Guaidon si president të përkohshëm nëse zgjedhjet e reja nuk shpallen brenda tetë ditëve në vijim.