Banka e Anglisë (BoE) rriti sot normën e interesit me 25 pikë bazë në 0.75 për qind për të luftuar inflacionin që ka arritur nivel rekord, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa shifra arriti nivelin më të lartë që nga marsi 2020, pikërisht përpara se COVID-19 të shpallej pandemi, kjo shënon takimin e tretë radhazi të BoE që bën rritje të normës.
Banka Qendrore rriti dy herë normat e interesit në tre muajt e fundit, ku e fundit ishte në shkurt me 25 pikë bazë rritje në 0.5 për qind.
Inflacioni vjetor në Britani të Madhe arriti në 5.5 për qind në janar ndërsa BoE synon të zbusë rritjen e vazhdueshme të çmimeve me rritjen e normave.