Banka e Austrisë: Brenda 5 vjetëve leku do të zhduket

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një sondazhi të kryer nga Banka Qendrore e Austrisë, një në tre shqiptarë beson se brenda 5 viteve të ardhshme leku nuk do të jetë më monedha vendase. Gjithashtu shqiptarët besojnë se leku do të zëvendësohet me euron.

Sipas sondazhit, në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite ishin sa gjysma e atyre që janë sot, pra, vetëm 15%.

Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se,në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën.

Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme.

Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët.

Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s’do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë/Dita.

Share This Article