Banka e Shqipërisë: Shqipëria humbi 17 mijë vende pune gjatë pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë. Një gjë të tillë e ka bërë me dije guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme (1 korrik 2020).

Sejko shtoi se në tremujorin e parë ekonomia është tkurrur me 2.5% dhe papunësia shkoi në 11.4%.

“Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%. Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%”, tha Sejko.

Sejko shtoi se ecuria e ardhshme ekonomike do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Share This Article