Banka franceze Societe Generale ndalon aktivitetet në Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga bankat më të mëdha franceze Societe Generale ka bërë të ditur se do t’i ndalojë aktivitetet e saja në Rusi si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.

Po ashtu, banka ka njoftuar se do t’i shesë aksionet e saj te Rosbank.

Societe Generale tha se tërheqja e saj nga Rusia do t’i kushtojë 3.4 miliardë dollarë.

Sipas bankës, transferimi i 99 për qind të aksioneve në Rusi kërkon miratimin e rregullatorit vendas.

 “Me këtë marrëveshje, grupi do të dalë në mënyrë efektive dhe të rregullt nga Rusia, duke mos shkaktuar ndërprerje për punonjësit dhe klientët”, ka njoftuar banka.

Agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka nxitur një varg sanksionesh të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Britania e Madhe.

Sanksionet kanë bërë që mbi 600 kompani perëndimore t’i shesin asetet e tyre në Rusi dhe të largohen nga ky vend.

Share This Article