ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 13 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 14 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 14 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 14 hours ago
Next
Prev
Home UK

Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian

albnews by albnews
15 November, 2024
in UK
0
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian ndërsa ekonomia globale po fragmentohet, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey gjatë një fjalimi të enjten.

Bailey tha se një angazhim për tregtinë e hapur ishte jetik për të nxitur investimet e dobëta në Britani dhe për të ripërtërirë rritjen e prodhimit, të shoqëruar me zhbllokimin e kapitalit nga bizneset dhe fondet e pensioneve, çka është planifikuar nga Ministrja e Financave Rachel Reeves.

RelatedPosts

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare

Brexit, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020 pas miratimit të referendumit të vitit 2016, kontribuoi në dobësimin e tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dëmtoi kapacitetet prodhuese të ekonomisë në vend, tha zoti Bailey.

“Si një zyrtar publik, unë nuk mbaj asnjë qëndrim për Brexit-in në vetvete. Kjo është e rëndësishme. Por më duhet të theksoj pasojat”, tha Bailey në fjalimin e tij vjetor në “Mansion House” në Londër drejtuar zyrtarëve të lartë të shërbimeve financiare.

“Kjo nxjerr në pah arsyen se pse duhet të jemi vigjilentë dhe të hapur ndaj mundësive për të rindërtuar marrëdhëniet ndërsa respektojmë vendimin e popullit britanik”.

Ndërsa qeveria e re laburiste ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit në tregun e vetëm të BE-së ose bashkimin doganor, Kryeministri Keir Starmer ka thënë se dëshiron të përmirësojë lidhjet tregtare dhe marrëdhëniet diplomatike me bllokun.

Duke folur në takimin e Londrës, Ministrja e Financave Rachel Reeves tha se Britania ka nevojë të “rivendosë” marrëdhëniet e saj me BE-në dhe se ajo gjithashtu priste me padurim që të punonte nga afër me zotin Trump për të forcuar lidhjet tregtare.

Guvernatori Bailey tha se Britania duhet të përqendrohet tek një panoramë më e gjerë për rritjen ekonomike dhe jo vetëm tek ndikimi i largimit nga blloku evropian.

Ndërsa Bailey nuk përmendi drejtpërdrejt zgjedhjet amerikane gjatë fjalimit të tij, politikëbërësit në mbarë botën po shqyrtojnë me imtësi se çfarë nënkupton fitorja e zotit Trump lidhur me tarifat e larta ndaj eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara. Shefi i bankës qendrore angleze tha se tarifat mund të kenë efekte të gjera për tregtinë globale dhe inflacionin.

“Parashikimi tani është turbulluar nga ndikimi i ndryshimeve gjeopolitike dhe fragmentimi më i gjerë i ekonomisë botërore”, tha Bailey.

“Mes nevojës së rëndësishme për të qenë vigjilent lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, le të kujtojmë rëndësinë e hapjes… Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për të ruajtur ekonominë e hapur”, tha Bailey. Ai tha se i mbështet planet e qeverisë për të rritur investimet publike. VOA 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result