Banka Qendrore Evropiane ul parashikimet për rritjen ekonomike në 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka Qendrore Evropiane uli sot në 1,1% parashikimet e saj për rritjen ekonomike në zonën euro për vitin 2020, që do të përshpejtohet për të arritur në 1,4% në 2022, njoftoi presidentja e re, Christine Lagarde.

Inflacioni do të rritet gjithashtu në 1,6% në vitin 2022 pas 1,1% që pritet në 2020, por do të vazhdojë të mbetet në objektivin prej 2% parashikuar nga institucioni, sipas parashikimeve të para për këtë hark kohor.

Për vitin 2021, BQE-ja pret një inflacion prej 1,4%, pak më i ulët se parashikimet e fundit të publikuara në shtator, ndërkohë që pritshmëritë për rritjen ekonomike mbeten të pandryshuara, në 1,4%.

Christine Lagarde përmendi edhe shenjat e para të stabilizimit të konjukturës në zonën euro, një formulë optimiste.

Në konferencën e parë të politikës monetare, ish-drejtoresha e FMN-së e gjykoi ekonominë europiane gjithmonë të rrethuar nga një sërë rreziqesh, përfshirë tensionet proteksioniste.

“Rritja e tregut të punësimit dhe rritja e pagave vazhdojnë të mbështesin qëndrueshmërinë e ekonomisë në zonën euro”, theksoi Lagarde./ATSH/

Share This Article