Banka Qendrore në Britani rrit normat e interesit për herë të parë në më shumë se tre vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komiteti i Politikës Monetare votoi në favor të rritjes nga 0,1 për qind sa ishte paraprakisht, në 0,25 për qind

Banka e Anglisë (The Bank of England), që është Banka Qendrore e Britanisë, ka rritur normat e interesit në 0,25 për qind, një rritje për 0,15 pikë përqindjeje, që ndodh për herë të parë në më shumë se tre vite.

Komiteti i Politikës Monetare votoi 8-1 në favor të rritjes, nga 0,1 për qind sa ishte paraprakisht, që ishte niveli historikisht më i ulët.

Duke përmendur shqetësimet rreth variantit Omicron të koronavirusit, nga banka thonë se “masat shtesë do të ulin PBB në dhjetor dhe në tremujorin e parë të vitit 2022”.

Nga banka gjithashtu thanë se presioni në rritje mbi inflacionin pritet të zhduket me kalimin e kohës, pasi të lehtësohet ndërprerja në furnizime, të ribalancohet kërkesa globale tek mallrat dhe shërbimet, si dhe të ndërpritet rritja e çmimeve në sektorin energjetik.

“Është projektuar që inflacioni të zvogëlohet materialisht nga gjysma e dytë të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Share This Article