Rregullatorët financiarë mbyllën të premten Bankën Silicon Valley dhe morn kontrollin e depozitave të saj. Ky është konsideruar dështimi më i madh i bankës amerikane që nga kriza financiare globale, më shumë se një dekadë më parë.
Rënia e SVB, një lojtar kyç në komunitetin e teknologjisë dhe kapitalit sipërmarrës, i lë tashmë kompanitë dhe individët e pasur kryesisht të pasigurt për atë se çfarë do të ndodhë me paratë e tyre.
Huadhënësi për gjigantët e teknologjisë është vënë tashmë nën kontrollin e Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave të SHBA-së.
FDIC po vepron si një marrës, që zakonisht do të thotë se do të likuidojë asetet e bankës për të paguar klientët e saj, duke përfshirë depozituesit dhe kreditorët. FDIC është një agjenci e pavarur qeveritare që siguron depozitat bankare dhe mbikëqyr institucionet financiare.
Hera e fundit që një bankë amerikane e kësaj madhësie është mbyllur ishte në 2008 kur u mbyll Ëashington Mutual, që kishte 307 miliardë dollarë aktive.
Ky faliment sjell me vete një klimë pasigurie në të gjithë sektorin bankar, duke sjellë frikë edhe në tregjet europiane dhe duke vënë në vështirësi tregjet e aksioneve në mbarë botën.