ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës 33 minutes ago
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë 35 minutes ago
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve 52 minutes ago
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt 1 hour ago
Jeta e luksit e futbollistit britanik si i “papunë”, ja shifra e frikshme që fiton për të mos bërë asgjë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Banka transferon gabimisht 1 miliard dollarë

albnews by albnews
18 February, 2021
in Bota, Technologji
0
81-vjeçarja u lë fqinjve trashëgimi 7.5 milionë dollarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një zyrtar i bankës amerikane Citibank ka miratuar disa muaj më parë transferimin e gabuar të rreth 1 miliardë dollarëve, dhe gjykata ka thënë se institucioni mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmën e tyre.

Një gjykatë vendore amerikane tha se megjithëse kuptohet që është “një nga gafat më të mëdha në historinë e bankave” institucioni nuk mund të pretendojë kthimin e të gjithë parave të dërguara gabimisht te kompania huadhënëse kozmetike Revlon.

RelatedPosts

“Putin po teston limitet” – Kancelari Merz: Vjeshtë e vendimeve të rëndësishme në Gjermani

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Varka me emigrantë përfshihet nga flakët, të paktën 50 viktima

Citibank është ndërmjetëse e huave për Revlon, dhe po tentonte të dërgonte te partnerja e saj $8 milionë në pagesa interesi, raporton CNN.

Por në vend të kësaj shume ata paguan 100-fishin e saj, duke përfshirë dhe $175 milionë për një grup financiar.

Në total paratë e dërguara arrinin në $900 milionë.

Problemi u pikas një ditë më vonë kur u shpërnda alarmi për rikuperimin e parave, por ishte tepër vonë për të marrë të gjithë shumën.

Në gusht Citibank ngriti padi për rikthimin e parave nga 10 kompani konsulente investimesh.

Revlon refuzoi të kthejë shumën duke argumentuar se janë dërguar qëllimisht, dhe kjo mbrohet nga ligji bankar në New York.

Ata thonë se paratë janë saktësisht aq sa banka Citibank u detyrohet në total, por huaja ende nuk është maturuar.

Dokumenti i gjykatës thotë: “Të besosh se Citibank, një nga institucionet më të sofistikuara financiare në botë, të bëjë një gabim që nuk është kryer kurrë më parë, në një shumë prej rreth $1 miliardë — do të ishte thuajse irracionale”.

Ndërsa Benjamin Finestone, përfaqësues i dy grupeve huadhënëse Brigade e HPS Investment Partners, tha: “Ne jemi shumë të lumtur me vendimin e gjykatësit [Jesse] Furman dhe argumentimin e tij të detajuar”.

Në gjykatë u diskutuan gjithashtu dhe disa biseda të brendshme të punonjësve të HPS ditën ku u bë gabimi. Një prej tyre, DFREY5 tha: “Më vjen keq për atë personin që me një të rënë të gishtit bëri një pagesë të gabuar prej $900 mln, nuk është një lëvizje e zgjuar për karrierën …

Kurse JRABINOWIT12 shkruante: “Duket se ata duhet të kërkojnë njerëz të tjerë për operacionet e tyre”.

Kompanitë marrëse janë ndaluar të shpenzojnë paratë deri në mbylljen e procesit te apelit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 September, 2025
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

17 September, 2025
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

17 September, 2025
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result