‘Bankat britanike përfitojnë miliarda nga interesat’/ Kërkohet ndërhyrje fiskale për të mbështetur bankën qendrore, taksapaguesit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike duhet të vendosë taksë mbi bankat për miliarda paund që ato marrin si interes nga Banka e Anglisë për rezervat që mbajnë në bankën qendrore, rekomandon një institut kërkimor. Rreth 22 miliardë paund në vit, që shkojnë te bankat si rezultat i programit të blerjes së bonove të Bankës së Anglisë, përbëjnë një subvencion për huadhënësit në kurriz të shërbimeve publike, tha Instituti për Kërkime mbi Politikën Publike (IPPR).

Një taksë e re mbi interesat që marrin bankat do t’i jepte ministres së financave, Rachel Reeves, më shumë hapësirë për të përmbushur rregullat fiskale. Pritet që Reeves të rrisë përsëri taksat në buxhetin e vjeshtës, pasi besohet se është larg objektivave fiskalë. Kjo vjen pas rritjes së taksave mbi punëdhënësit në buxhetin e parë vitin e kaluar.

Sipas analistëve, ai që nisi si një program për të nxitur ekonominë tani është kthyer në një shpenzim të madh për taksapaguesit. Paratë publike po përfundojnë drejtpërdrejt në xhepat e bankave komerciale për shkak të një dizajni të gabuar të politikës.

Bankat britanike mbajnë qindra miliarda paund rezervë në Bankën e Anglisë, kryesisht për shkak të lehtësimit sasior, program i nisur gjatë krizës financiare globale 2008-2009. Bankat paguhen mbi këto rezerva në bazë të normës aktuale të interesit të Bankës së Anglisë, që tani është më e lartë sesa gjatë pjesës më të madhe të programit të lehtësimit sasior. Humbjet e Bankës Qendrore mbulohen nga Thesari dhe në fund nga taksapaguesit.

Banka e Anglisë ka thënë se sistemi aktual është thelbësor për transmetimin e ndryshimeve të normës zyrtare të interesit në ekonominë e gjerë. Në qershor, institucioni mbrojti sërish programin e blerjes dhe shitjes së bonove të qeverisë pasi u kritikua nga disa politikanë, për shkak të kostove.

Në maj, Reeves përmendi mundësinë që Banka e Anglisë të fitojë para nga sistemi i ri që ofron rezerva për bankat, pasi institucioni kishte pësuar humbje të mëdha nga programi i blerjes së bonove. Thirrjet për rishikimin e këtij sistemi datojnë prej vitesh.

Share This Article