Banorët e Khersonit karikojnë telefonat në qendër të qytetit nëpërmjet një gjeneratori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët në qytetin Kherson kanë gjetur një mënyrë jo të zakonshme për të karikuar celularët e tyre.

Këtë, ata e kanë bërë në sheshin kryesor të qytetit nëpërmjet një gjeneratori.

Bëhet fjalë për një ngjarje të përshkruar përmes një imazhi të shpërndarë nga këshilltari presidencial i Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Me afrimin e dimrit, 80,000 banorët e tij të mbetur janë pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike, si dhe mungesë ushqimi dhe ilaçesh.

Operatorët e komunikimit në qytet kanë thënë se shërbimi telefonik po rikthehet dhe guvernatori rajonal ka bërë të ditur se një pikë publike për qasje në internet pa tel gjithashtu do të fillojë të punojë të martën.

Ndryshe, fundi i pushtimit rus të qytetit port kyç ka ndezur ditë festimesh.

Megjithatë, forcat ruse tani mund të nisin një “sulm masiv artilerie” në Kherson pas tërheqjes nga qyteti strategjik të premten, ka paralajmëruar ish-kreu i Ushtrisë Britanike, gjenerali Lord Richard Dannatt.

Eksperti ushtarak paralajmëroi se “realiteti” tani ishte se rusët do të përgatisnin pozicione mbrojtëse të njëfarë force në bregun lindor të lumit Dnipro, i cili është në distancë të lehtë të granatimeve të qytetit Kherson.  

Share This Article