ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 12 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 12 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 12 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 12 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Banorët e Laçit të braktisur, rikthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

albnews by albnews
9 February, 2020
in Albania
0
Banorët e Laçit të braktisur, rikthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi qëndroi më shumë se 2 muaj e strehuar në një hotel në Shëngjin, Valdete Kodra, së bashku me familjen, është rikthyer në banesën e saj të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Laçit.

unnamed

Pamundësia për të gjetur një vendstrehim tjetër, pasi nuk përfiton as bonus qiraje, e ka detyruar 50-vjeçaren që të vendoset në ambientet e ishkonviktit ku ka jetuar para tërmetit të nëntorit.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Firmosa nën trysni”, del dëshmia tronditëse e vartëses së Belinda Ballukut

“Kam qëndruar më shumë se 2 muaj e strehuar në hotel ‘Rafaelo’, në Shëngjin, por prej aty na nxorën, pasi shteti e ndërpreu kontratën. Tani u riktheva sërish te banesa ku kam jetuar më parë, pasi nuk kisha zgjidhje tjetër. Shtëpinë e kam blerë 20 vite më parë, por nuk kam letra e për rrjedhojë më kanë thënë se nuk përfiton as bonusin e qirasë.

Në këto kushte, unë e kam të pamundur të gjej shtëpi me qira për t’u strehuar, pasi nuk kam të ardhura dhe së bashku me burrin e tre fëmijët jemi futur sërish te banesa ku kemi jetuar më parë. Godina është shpallur e pabanueshme dhe ka shumë rrezik. Kemi shumë frikë, por s’kemi ca bëjmë nuk kemi vend ku të qëndrojmë”, thotë Valdete Kodra. Në të njëjtën situatë është edhe Nikoll Kola, banor i ishkonviktit në qytetin e Laçit.

Ai ka qëndruar në vazhdimësi te banesa e shkatërruar nga tërmeti nga frika e vjedhjeve, ndërsa tani janë rikthyer edhe familjarët e tjerë, të cilët kanë qenë të strehuar në Shëngjin. Kola tregon se nuk ka letra për shtëpinë dhe në këto kushte i kanë thënë se nuk përfiton bonus, por as nga programi i rindërtimit. “Unë, në fakt, kam qëndruar gjatë gjithë kohës këtu në Laç, për shkak se kisha frikë se do më vidhnin shtëpinë. Familjarët e tjerë kanë qenë strehuar në Shëngjin, por që prej tri ditësh janë rikthyer, pasi i kanë nxjerr nga hoteli.

“Tani po qëndrojmë këtu te shtëpia e dëmtuar të gjithë. Jam interesuar për të aplikuar për bonusin e qirasë, por nuk më kanë pranuar, pasi më kanë kërkuar letrat e shtëpisë dhe unë nuk i kam. Jemi pa të ardhura dhe e kam të pamundur që të gjej vetë shtëpi me qira, për shkak se dhe çmimi është rritur. Një shtëpi në Laç kushton 200 mijë lekë, s’kam ku t’i gjej. Pallatin na e kanë shpallur të pabanueshëm dhe nuk na kanë thënë asnjë fjalë se çfarë do bëhet me ne”, thotë Kola.

HOTELET

Tre hotelet e Shëngjinit ku qëndronin të strehuar banorët e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit janë boshatisur. Banoret e fundit që kishin ngelur në hotele janë larguar mëngjesin e së premtes, pasi Bashkitë e Lezhës, Kurbinit dhe Krujës i kanë ndërprerë kontratat me hotelet që prej fillimit të muajit shkurt dhe banorëve iu është kërkuar që të dilnin.

Pasi janë nxjerrë nga hotelet ku qëndronin të strehuar, një pjesë e banorëve të Kurbinit janë rikthyer në banesat e shkatërruara. Pamundësia për të gjetur strehim po i detyron ata që të rrezikojnë jetën, pasi thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Mua më nxorën nga hoteli ditën e hënë. E kam përfituar bonusin 120 mijë lekë, por s’kam mundur të gjej shtëpi me qira me këtë çmim. Ka 1 muaj që kërkoj në të gjitha Kurbinin e Lezhën, por çmimet janë shumë të shtrenjta”, thotë një banore e fshatit Gjorm, në Kurbin.

Në Kurbin nuk ka përfunduar vlerësimi i ndërtesave të dëmtuara

Kur kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26-nëntorit, në Bashkinë e Kurbinit ende nuk ka përfunduar vlerësimi përfundimtar i objekteve të dëmtuara nga tërmeti, dhe në këto kushte, qindra banorë të kësaj zone ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Numri i pallateve që u është vendosur shenja e kuqe, është 80, por deri tani, vetëm 7 prej tyre janë shembur, pasi për të tjerët pritet vlerësimi përfundimtar, i cili do të vendosë se çfarë do të bëhet me to.

Nga ana tjetër, janë një numër i konsiderueshëm familjesh që nuk kanë certifikata pronësie për shtëpitë e tyre, çka do të thotë se mund të rrezikojnë që të mos përfshihen në programin e rindërtimit. Në Bashkinë Kurbin, askush nuk di të japë informacion se çfarë do të bëhet me këto familje.

“Bonuset e qirave janë miratuar në Këshillin Bashkiak dhe një pjesë më e madhe ka kaluar nëpër llogaritë bankare të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor, teksa pjesa tjetër po kalon nëpërmjet thesarit dhe nuk ka shumë vonesë. Për sa u përket familjeve që nuk kanë dokumente për shtëpitë, presim vendimet e qeverisë se çfarë do të bëhet me to”, thotë një zyrtar i Bashkisë Kurbin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result