Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë janë ngritur sërish në protestë shkaku i vijimit të punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mashtrim dhe falsifikim të firmave.
Ata kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe ndërtimin e fabrikës se ujit në ketë zonë.
Gjithashtu banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Së bashku u bënë tek tuneli i Thirrës dhe janë nisur drejt kantiereve.
Pasi panë atë çfare po ndodhte, protestuesit u rikthyen sërish në rrugën e Kombit dhe në hyrje të tunelit u përplasen me policinë dhe arritën të thyejnë kurdonin, e të bllokojnë për disa minuta këtë rruge në korsinë drejt Kukësit.
Mësohet se 19 persona, mes tyre edhe një gazetar janë shoqëruar nga policia pas protestës.
Ndërkaq, banoret thonë se janë të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve abuzive që shkatërrojnë zonën, pavarësisht kërcimeve dhe shantazheve nga konçensionari dhe pushteti vendor.
Në të njejtën linje ishin dhe deputetë dhe aktivistët e VV të cilët kërkuan anulimin e këtyre projekteve që dëmtojnë mjedisin dhe burimet ujore të zonës.
Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kane depozituat dhe një kallzim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.