ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 8 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 8 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 8 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 8 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Barak Obama zbulon 3 truket që përdor, për të qëndruar i qetë edhe kur gjendet nën presion

albnews by albnews
9 February, 2021
in Bota
0
Barak Obama zbulon 3 truket që përdor, për të qëndruar i qetë edhe kur gjendet nën presion
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Barak Obama ishte i famshëm gjatë presidencës së tij për shkak të dukjes gjithmonë i qetë dhe i relaksuar në publik. Nganjëherë media e quante“No drama Obama” (Nuk ka dramë Obama) dhe jo gjithmonë në kuptimin pozitiv.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë mbi teknologjinë në Salt Leik Siti, Utah, SHBA, të organizuar nga kompania e programeve “Qualtrics”, ai e pranoi se ka diçka të vërtetë në pseudonimin që i ka ngjitur media. Por shtoi se sado i qetë që u dukej të tjerëve në dukje, kur ishte më i ri, ndihej sërish i dëshpëruar nga frika e ndonjë gabimi.

RelatedPosts

Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

“Unë kam një temperament uniform dhe nuk ndihem kurrë shumë lart apo poshtë me humorin. Por kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë presidencës dhe karrierës time profesionale nuk ka pasur momente kur nuk kam qenë nervoz duke menduar “O Zoti im, unë nuk dua që njerëzit të ndjehen të zhgënjyer prej meje, nuk dua të shihem si dikush që ka bërë një gabim apo ka dështuar”- u shpreh ai.

Pikërisht gjatë mandatit të tij të dytë, ai eksperimentoi me atë që e përshkroi si një “çlirim nga frikërat e tij”, dhe kjo e ndihmoi të kishte një rendiment më të mirë në detyrë.“S’ka dyshim se gjatë mandatin tim të dytë, isha një president më i mirë sesa sesa në të parin, dhe kjo dhe nuk varej nga analiza apo politika”-pati deklaruar Obama.

“Kjo lidhet me atë që ndodh në çdo karrierë – qoftë në sport,pedagogji apo po çfarëdo qoftë -kur ke përvoja të mjaftueshme, situata mjaftueshëm të përsëritura, dhe nga që e di natyrën e problemeve, nis të përqendrohesh tek detyra dhe jo mbi atë se sa i aftë je në kryerjen e saj, vetëbesimin vjen bashkë me të”- theksoi Obama.

Ai tha se kjo ishte sjella që mbajti gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit, ku ai u përpoq të bindte Iranin të shkatërronte programin e armëve bërthamore, dhe mbi Marrëveshjet e Klimës së Parisit, një marrëveshje historike midis qeverive në të gjithë botën.

Duke mësuar se si të ndihet rehat me trajtimin e problemeve të mëdha dhe komplekse, Obama thotë se ai nuk shqetësohet më se mos bëjë gabime. Në vend të kësaj, ai e kuptoi se “E dini çfarë, unë e pranova atë fakt. Dhe nëse bëj një gabim, unë do të zbuloj se si t`a ndreq atë, do të mësoj prej tij”.

Ai nuk u përqendrua tek shifrat e sondazheve apo ekspertët, por në “çuarjen përpara të këtij vizioni që unë kam, dhe shpresoj që të ketë edhe vendi për krijimin e një SHBA-je më të mirë”, tha ai. Por nga përvoja vjen më shumë sesa thjesht vetëbesimi.

Obama ndërmori gjithashtu disa hapa të qëllimshëm për të qëndruar i fokusuar. Kjo përfshinte edhe qasjen “mos lexo ato që flet media për ty”.Ai nuk ka lexuar (dhe nuk shikon) komente të mediat sociale, dhe as nuk sheh analistët në televizione.

Këtu përfshihen jo vetëm njerëzit që e kritikojnë atë, por edhe ata që e vlerësojnë. “Nëse njerëzit ju komplimentojnë shumë, do të përfundosh duke menduar se di më shumë nga sa di në të vërtetë”- tha Obama, duke theksuar se kjo gjë mund të çojë në një ego të fryrë, e cila është po aq e dëmshme.

Ai filloi t’i konsideronte si një burim shpërqendrimi të gjitha ato komente publike rreth tij: “Komentet nuk janë të dobishme për mua që të bëj punën apo të zgjidh një problem, përkundrazi ato janë të destinuara të ushqejnë ankthe të mundshme”.

Dhe këto teknika mund të funksionojnë për cilindo:

1. Kalojeni kohën si një student, duke mbledhur informacione nga njerëzit që dinë më shumë mbi një temë sesa ju. Obama thotë se ai bën vazhdimisht pyetje derisa të jetë në brendësi të situatës, ndonjëherë duke kërkuar nga ekspertët e tij që të jenë më të kuptueshëm ose t’i shpjegojnë gjërat me gjuhë të thjeshtë.

2. Fokusohuni tek aktiviteti që ke mundësi të japësh një kontribut. Bëj detyrat e tua. Bëj më të mirën tënde dhe beso që nëse ndodh një gabim ose problem, t’i mund t`a përsëritësh të njëjtin proces për t`a zgjidhur atë dhe për të mësuar prej tij.

3. Mos e mbushni kokën me atë çka njerëzit thonë për ju, të mira apo të këqija. Bëni që puna juaj të mbetet e tillë, mos merrni asgjë personale.“Një nga mënyrat sesi unë ua them këtëkëshillë vajzave të mia është:në mënyrë paradoksale, duke hequr egon tuaj nga ajo që bëni, do të çliroheni dhe përfundimisht do të jeni në gjendje të silleni më mirë dhe më shkujdesur”- tha ai. / Business Insider – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result